LAJMI I FUNDIT:

Irina në krahët e Lewis Hamilton?

Irina në krahët e Lewis Hamilton?

Irina Shayk raportohet se është hedhur në krahët e një sportisti tjetër, pas ndarjes nga Cristano Ronaldo.

Modelja spekulohet se mund të ketë filluar një romancë me kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton.

Dyshja  janë shfaqur bashkë në New York në ceremoninë zyrtare të Javës së Modës. Edhe pse i kanë evituar fotografët duke qëndruar larg njëri-tjetrit në pjesën më të madhe të kohës, mediat rozë hedhin dyshime të forta për nisjen e një historie pasioni mes të dyve.


Derisa Irina është ndarë nga Ronaldo, Hamilton po ashtu ka pasur një histori ndarjesh dhe bashkimesh  me Nicole Sherzinger, që mund të jetë një pikë e përbashkët për to. /Telegrafi/