LAJMI I FUNDIT:

Banorët aludojnë se Kika është homoseksual

Banorët aludojnë se Kika është homoseksual

Ballkoni i shtëpisë është kthyer në një vendqëndrim i sigurt për thashetheme dhe pikë strategjike për të vrojtuar shtëpinë. Stliani, Jonida, Alba, Diedoni dhe Zaida janë ulur në ballkon. Ata diskutojnë për sjelljen e Kikës.

Stiliani shpjegon sjelljen e Kikës tek pjesa tjetër qe ndodhen aty duke treguar historinë e një personi me temperamentin e Kikës. Banorët aludojnë se Kika është gay. “Nuk jam racist për gjëra të tilla por kur hyra në dyqan pash që ishin alegori e dyqanit dhe pastaj i vuri zjarrin ,njësoj si Kika,ata kështu janë duan të dalin tek e tyrja” tregon Stiliani.

Eleonora del në derën e shtëpisë dhe banorët e ftojnë që t’iu bashkohet atyre. Ajo iu përgjigjet se nuk është pjesë e grupit të tyre dhe fillon të këndoj “I am Singel Lady”. Banorët qeshin teksa ajo vazhdon : “pastaj ju keni Zaidën aty, hidheni Zaiden nga ballkoni se vi unë”.


Nga krahu tjetër Fatjoni me Kikën që janë në dhomën e ndenjes diskutojnë për “Grupin e Zaidës” ,siç e quan Kika. “ Bravo i qoftë Zaidës që ka filluar të komandojë” thotë Kika. Ndryshe mendon Fatjoni duke thënë “Ata kanë të drejtën e tyre të rrinë bashkë por ato të dyja e mbështesin njëra – tjetrën në ca raste aq kot dhe e duartrokasin njëra – tjetrën pa sens ”. Kika i vendosur thotë që do të tërheqë Albën tek krevati i tij natën e sotme.

Ndërsa Marina ndodhet në një kënd tjetër të shtëpisë duke u njohur me banorin më të ri të shtëpisë Fisnikun. Fisniku e pyet Marinën se çfarë do të bëj ajo kur të dal nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Marina si e zënë në faj i tregon se do qe të lëviz nga fshati por e shumë të vështirë. “ Çfarë do ndryshoje ti tek vetja po të fitoje 100 milion lekë” e pyet Fisniku. Duket se ajo që e bën të ndihet jo mirë Marinën është mungesa e arsimimit. “Duhet rregullu jeta njëherë ,duhet gjet burri” thotë Marina.