Bashkëshortja e Doktor Florit, Blerina, ka treguar ditën e sotme mënyrën se si ajo është njohur me bashkëshortin e saj, këngëtarin e ndjerë që ndërroi jetë më 17 nëntor të vitit të kaluar, si dhe detaje nga jeta e tij, nëpërmjet disa fotografive të vendosura në studion që mban emrin e Dr. Florit.
“Ne u takuam rastësisht nga shoqëria e përbashkët. Pas takimit të parë, çdo gjë rrodhi shumë shpejt. Ishte i pari dhe nuk u ndamë më kurrë, deri tani. Kalonim gjithë kohën thuajse bashkë. Më shumë tek Flori më tërhoqi sportiviteti. Ishte shumë i vërtetë”, ka thënë Blerina për “Takimi i pasdites”, dhe lotët i bien nga sytë.
Ajo ka folur për marrëdhënien e këngëtarit me të bijën. Duke treguar një fotografi, në të cilën Flori shfaqet duke luajtur me Klatrinën, Blerina shprehet “Këtu janë në verën që iku me Kaltrinën tek lodrat në Vlorë. Tregon sa i lidhur ishte me Kalrtinën. Futej dhe në botën e fëmijëve për ta kënaqur, gjë që i mungon shumë vajzës”.
Në një fotografi tjetër shfaqet ajo bashkë me Florandin dhe Danielin, djalin e tyre të vogël, i cili ishte në inkubator për shkak të lindjes së parakohshme. Një nga fotografitë më të preferuara të Florit dhe që njëkohësisht e bënte atë të ndihej krenar, ishte një shkrepje në Kishë bashkë me të bijën.
“Këtu, në Kishë. Janë pa mendje. Ishte një moment shumë i rëndësishëm, krenohej”, thotë Blerina.
Ajo tregon edhe për tatuazhin e këngëtarit, i cili mbante në pjesën e sipërme të krahut një top basketbolli me numrin 23 brenda.
“Janë momente që tregojnë shumë. Tatuazhin kishim menduar ta bënim kur ishim jashtë. Topi me numrin 23është shumë domethënës. 23-shi është numri që mbante Majkëll Xhordan si dhe ditëlindja e Kaltrinës”,- tha Blerina, ndërsa tregoi se të njëjtin tatuazh e ka bërë edhe ajo, në pulsin e dorës.
“E bëra këtë ditëlindje, për Florin, ta kisha kujtim”, u shpreh bashkëshortja e këngëtarit. Ndërkohë, Albani, një nga bashkëpunëtorët e Dr. Florit bëri me dije se brenda muajit mars do të dalë edhe kënga e fundit e këngëtarit të larguar nga jeta, me zërin e tij
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëE dashura e re e Ledri Vulës dikur ka qenë shoqe me Sara Hoxhën
Ledri Vula dhe Rina Zaiti fotografohen bashkë në mes të Londrës
MC Beka 'kritikon' popullin pasi e përkrahën Edona James në Big Brother VIP
“Njerëzit që ndava bukën, sot po më anulojnë koncertet”, Bardhi hedh thumba përmes këngës së re
Kiara Tito zbulon ambientet e shtëpisë së saj luksoze
Zbulohen prezantueset krah Gjebreas në “Kënga Magjike 2024”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës