LAJMI I FUNDIT:

Blero nuk do të bëjë duet me Noizyn, ja pse!

Blero nuk do të bëjë duet me Noizyn, ja pse!

Ka plasur një spekulim se këngëtari Blerim Muharremi – Blero mund të realizojë një bashkëpunim me Noizyn.

Raportimet e prive.al se Blero po realizon një duet me Noizyn duket të kenë qenë serioze.

Mirëpo, një foto që ka realizuar bashkpuntori i Bleros me Noizyn e nxiti këtë raportim, që u duk mjaft i arsyeshëm.

Megjithatë, i pyetur nga Telegrafi rreth këtyre raportimeve, Blero i ka mohuar ato.


Sipas tij ajo është një foto dhe nuk ka të bëjë fare me të, është një foto që mund ta realizojë cili do njeri, pasi ai hapur bashkpunon në industrinë e muzikëz me njerëz pjesëmarrës në të.

Ai mohoi se do të realizojë bashkpunim me Noizyn, duke mos dashur që të shtojë ndonjë detaj tjetër.

Kujtojmë se Blero disa vite më parë u përfshi në një konflikt mediatik me Noizyn i cili nuk ka pasur përmasa më të mëdha se sa konflikti mediatik. /Telegrafi/