LAJMI I FUNDIT:

Ylli serb: Kim Kardashian po më kopjon (Foto)

Ylli serb: Kim Kardashian po më kopjon (Foto)

Ylli amerikan, Kim Kardashian zakonisht njihet si inspiruese e femrave anë e mbanë botës. Mirëpo, kështu nuk mendon një prej superyjeve të muzikës serbe.

Jelena Karleusa, që njihet për format e saj bombastike trupore dhe performancat skenike, e stilin ekstravagant të veshjes – hapur ka sulmuar Kim Kardashianin.

Ylli nuk njihet shumë në Amerikë, por ka 20 vjet që është në industrinë e muzikës dhe stili i saj e ka bërë atë një ikonë të modës në Evropën Lindore – shkruan AOL.

Pop ylli serb ka bërë një postim në Instagram ku shihet krahasimi i saj me Kim Kardashianin në veshje dhe në flokë – e dorën në zemër po duken mjaft identike.


Po ashtu aty shfaqet edhe fakti se Kim Kardashian e ka bërë “like” këtë fotografi, duke konfirmuar se e njeh Jelenan dhe madje edhe po e kopjon.

Se Kim po e kopjon yllin serb, këtë e konfirmojnë edhe ekspertët botëror të modës, të cilët thonë se dyshime më nuk ka se Kim po inspirohet nga Jelena dhe se ajo e njeh fort mirë atë. /Telegrafi/