LAJMI I FUNDIT:

Geti i propozon martesë Marina Vjollcës?

Geti i propozon martesë Marina Vjollcës?

Getoari Selimi, i njohur më mirë si Geti, ishte i gatshëm edhe për një triumf të radhës, por qe nuk doli të jetë ashtu.

Sipas disa burimeve të prive.al, ai u tregua i guximshëm që të marr një vendim të rëndësishëm në jetën e tij, veprim ky i cili do ia ndryshonte statusin nga beqar tek i martuar.

Lidhja mes Getoar Selimit dhe prezantueses shqiptare, Marina Vjollca, akoma nuk është konfirmuar nga dyshja.
Por gjithmonë e më shumë po flitet se ata janë në lidhje tashmë e disa muaj. Madje tashmë zërat janë shtuar për një tjetër hap të reperit. ..


Ai i ka propozuar martesë prezantueses por përgjigja që ka marrë Selimi është “Jo” pasi që sipas Marinës është akoma herët për dika të tillë.

E nëse krejt kjo është e vërtet ashtu siç po flitet, shpresojmë që reperi të merr përgjigje pozitive sa më shpejtë dhe dashuria të triumfoj.