LAJMI I FUNDIT:

Blerim Xhemaili në ethet e atësisë

Blerim Xhemaili në ethet e atësisë

Të premten, trajneri i kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkoviq, do të bëjë nominimin e 23 lojtarëve për ndeshjen kualifikuese kundër Estonisë që luhet më 27 mars dhe për ndeshjen testuese kundër SHBA-së, më 31 mars.

Blerim Xhemaili ka mundësi të mos jetë në këtë listë!

Erjona, është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe mund të lindë pikërisht më 28 mars.


Dhe nëse kjo ndodh, ai do të ketë një arsye të fortë: partnerja e tij, Erjona, është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe mund të lindë pikërisht më 28 mars, një ditë pas ndeshjes kundër Estonisë, transmeton albinfo.

Por, Xhemaili ka thënë për gazetën Blick se do ta bisedoje këtë çështje edhe një herë me trajnerin Petkoviq.

“Më së miri do të ishte që të jem në ndeshjen e 27 marsit. Por një gjë është e qartë: sapo partneres time t`i paraqiten dhimbjet e lindjes, unë hip menjëherë në aeroplan”.

Erjona ndodhet në Stamboll, ku pritet të lind djalin e parë.

Blerimi thotë se megjithatë ai dhe Erjona mendojnë se lindja nuk do të bëhet para prillit. Në një rast të tillë ai do të lante në ndeshjen e 27 marsit ndërsa do të hiqte dorë nga ndeshja që luhet më 31 mars.