LAJMI I FUNDIT:

A do të kthehet Virusi në karrigen e opinionistit të ‘BB8’?

A do të kthehet Virusi në karrigen e opinionistit të ‘BB8’?

Gjatë këtyre ditëve është diskutuar mjaft për largimin e shkrimtares Mimoza Ahmeti nga karrigia e opinionistes së “Big Brother Albania 8”.

Ky fakt tashmë është vërtetuar edhe nga autorët e programit, ndërkohë që kanë nisur aludimet se cili do të zë vendin e Ahmetit në këtë shou televiziv të shtunën.

Mirëpo, edhe pse nuk kemi një konfirmim zyrtar pretendenti kryesor duket se është Virus Shala, një rikthim që ndoshta do t’i duhet këtij spektakli.


Ai është komentuar si një personazh mjaft simpatik, komentet e të cilit shkaktonin reagime të forta te konkurrentët, por edhe jashtë shtëpisë më të madhe në vend gjatë edicionit te parë të “Big Brother” në Shqipëri.

Edhe pse është përfolur shumë dyshja Fatma dhe Aulona mund të jenë ato që do të ulen në këtë karrige për të dhënë opinione rreth situatave dhe banorëve të shtëpisë, duket se nuk është e vërtetë.

Megjithatë e kontaktuar nga Shqiptarja.com, autorja e programit Zefina Hasani ka konfirmuar vetëm largimin e Ahmetit, duke mos u prononcuar për emra.

“Nuk mund t’ju them asnjë emër, pasi ende nuk kemi vendosur se cili do të jetë opinionisti i ri”, ka thënë Hasani.

Ndryshe, Virusi vazhdon të jetë tejet prezent si aktor në skenën e teatrit dhe filmit në Kosovë, i angazhuar në shfaqjen “Dashnori i nënës sime”, në serialin “Stinë dashurie” në RTK dhe në filmin “Shpendi” të Ujkan Hysajt.