LAJMI I FUNDIT:

Rita lanson këngën e re para verës

Rita lanson këngën e re para verës

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, ka bërë të ditur se “patjetër” do të publikojë një këngë para se të fillojë vera.

Krijuesja e hitit “I Will Never Let You Down” ka thënë se kënga e re do të jetë pjesë e albumit më të ri, por nuk do të jetë edhe aq ritmike.

“Kam vendosur për këngën time të parë”, ka thënë Rita Ora. “Nuk do të tregoj datën e publikimit sepse ju betohem se do të jetë sivjet. Vetëm pritni, ju premtoj”.

“Është një këngë mid-tempo por do të jetë e ndjeshme. Kjo do të dalë para verës”.


Këngëtarja shqiptare është e angazhuar si trajnere në “The Voice UK” dhe më vonë gjatë këtij viti pritet të publikojë albumin e saj të dytë. /Telegrafi/