LAJMI I FUNDIT:

Foxx: Nuk jam në lidhje me Holmes

Foxx: Nuk jam në lidhje me Holmes

Jamie Foxx ka mohuar spekulimet se ai është në lidhje me aktoren Katie Holmes.

Ditë më parë, revista People raportoi se dy aktorët janë në lidhje për më shumë se një vit, porse kishin arritur ta mbajnë sekrete romancën e tyre.

Megjithatë, aktori e ka mohuar këtë duke thënë se ata janë vetëm mirq, transmeton koha.net.


“Jemi vetëm miq. Ne jemi duke punuar në një projekt të ri. Tabloidët kanë provuar të na lidhin qe tre vjet”.

“Tregime të bukura, besoj… por kjo është pjesë e jetëve tona, pjesë e biznesit”, ka thënë Foxx. /Telegrafi/