LAJMI I FUNDIT:

Shkurta dhe Blero tash janë vetëm miq, por të ardhmes nuk i dihet (Video)

Shkurta dhe Blero tash janë vetëm miq, por të ardhmes nuk i dihet (Video)

Shkurte Gashi dhe Blero ishin mysafirë në emisionin “Përrallë me Tupan” dhe gjatë bisedës kanë komentuar edhe spekulimet për ekzistimin e një lidhjeje mes tyre.

Dy këngëtarët së fundmi kanë realizuar duetin shumë të suksesshëm “5”, mirëpo faqet e thashethemeve kanë shkuar më larg për të thënë se ata nuk janë vetëm bashkëpunëtorë, por ka diçka më shumë mes tyre.

Megjithatë, ata i kanë mohuar të gjitha thashetheme për të thënë se të dy janë vetëm.


“Të vërtetë nuk ka asgjë. Blero është një shok dhe një mik shumë i mirë i imi”, ka deklaruar Shkurta.

Ndërkaq, pyetjes së prezantuesit se a do të ishte martuar me Bleron, Shkurta i është përgjigjur: “Në jetë kurrë mos thuaj jo, por për momentin Blero është si një vëlla i imi”. /Telegrafi/

(Shikojeni videon pas minutës së 13-të).