LAJMI I FUNDIT:

Adelina përkrah komunitetin LGBT (Video)

Adelina përkrah komunitetin LGBT (Video)

Adelina Ismaili, ka përkrah komunitetin e homoseksualëve.

Kështu së paku ka shkruar këngëtarja një mesazh të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, ku thotë se duhet të bëhet dallimi mes homoseksualëve dhe “pederave”.

Ajo kujton se edhe në të kaluarën ka përkrah këtë komunitet edhe publikisht, madje i ka kushtuar një këngë të titulluar “Shokut tim”, transmeton Telegrafi.


“Prej se di për vete, kam përkrahur LGBT-të. U kam kushtuar këngë në vitin 2002, dhe kam vazhduar ti përkrah me vepra (fshehtas, natyrisht) e pafund intervista (publikisht, natyrisht) të cilat vazhdojnë të jenë të censuruara në medium i cili transmetonte këngë bullgare/serbe të përkthyera shqip dhe këtë nuk e shohin si rrezik, por e promovojnë si vlerë kulturore shqipe. Sepse kam guxuar dhe i shoh gay-të, lesbiket, biseksualët dhe transeksualët si absolutisht të barabartë me gjithë të tjerët”, ka shkruar ndër të tjerash Adelina në Facebook. /Telegrafi/