LAJMI I FUNDIT:

Labi: Nuk kam aderuar në AAK

Labi: Nuk kam aderuar në AAK

Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri – Labi, në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar se nuk është bërë pjesë e asnjë partie politike, përkatësisht e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

“Unë e çmoj shumë kontributin e Ramush Haradinajt, që e ka dhënë si para ashtu edhe pas luftës. Por, unë nuk jam në asnjë parti politike, dhe njëherë për njëherë nuk e kam ndërmend që t’i bashkëngjitëm asnjë partie politike. Dikur më vonë, mund të ndodh që i bashkohem ndonjë subjekti politik”, ka thënë Tahiri.

Ndryshe, mediat kanë raportuar se Labinot Tahiri- Labi, ka aderuar në partinë e Haradinajt./Telegrafi/