LAJMI I FUNDIT:

Ja Passati i ri (Foto)

Ja Passati i ri (Foto)

Volkswagen ka publikuar fotografitë e para zyrtare të Passatit të ri në formë të limuzinës dhe të karavanit.

Modeli i ri është 85 kilogramë më i lehtë se paraardhësi i tij dhe do të jetë në dispozicion me motor 1.4 litërsh TSI nga 125 apo 150 KF. Në fomacion do të gjendet edhe agregati 1.8 litërsh TSI me 180 KF, si dhe njësia 2.0 litërshe TSI me 220, respektivisht 280 KF. Motorët dizel do të kenë TDI 1.6 litërshe me 120 KF dhe disa TDI 2.0 litërshe me nga 150, 190 dhe 240 KF.

Ky Passat është dy milimetra më i shkurtër se paraardhësi i tij, 14mm më i ultë dhe 12mm më i gjerë. Kapaciteti i bagazhit të karavanit është rritur për 47 litra vëllim në 650 litra, derisa ai i limuzinës për 21 litra në 586 litra.


Ulja e peshës e kombinuar me motorët kursyes mundësojnë uljen e shpenzimeve të karburantit për 20 për qind, ndërsa është edhe versioni plug-in hibrid me 211 KF që ka gamën prej 966 kilometrave (50 kilometra në mënyrën elektrike të vozitjes).

Makina ka LED drita para dhe mbrapa, një pult digjital nga Audi TT, dhe shumë sisteme tjera që ndihmojnë parkimin e ngadalësimin në raste të rrezikut nga ndeshja. /Telegrafi/

PASAT8 PASAT7 PASAT6 PASAT5 PASAT4 PASAT3 PASAT2