LAJMI I FUNDIT:

A e dini sa milionë Audi SQ5 janë shitur?

A e dini sa milionë Audi SQ5 janë shitur?

Nga fabrika në Ingolstadt të Gjermanisë, një Audi SQ5, me ngjyrë metalike, iu shit një blerësi të paidentifikuar në SHBA. Kjo veturë është fiks e gjashtë milionta e shitur nga kjo seri.

Audi prezantoi sistemin e vlerësuar quattro më 1980 dhe kjo teknologji është përdorur në 170 modele të ndryshme, tek 50 për qind e modeleve të reja.

“Dinamika dhe shpirti sportiv, saktësia e fundit teknike dhe siguria, janë bazat e teknologjisë quattro të Audisë. Para 30 vitesh ishte arritje revolucionare, ndërsa sot sinonim i përparimit teknologjik”, ka thënë dr. Hubert Waltl, anëtar i bordit për prodhimet në Audi. /Telegrafi/