LAJMI I FUNDIT:

BMW fton në servis 1.6 milion automjete nga Series 3

BMW fton në servis 1.6 milion automjete nga Series 3

Një tjetër prodhues i madh i automjeteve, BMW, ka njoftuar se do t’i ftojë në një kontroll të pazakontë pronarët e modeleve më të vjetra, me qëllim që të ndërrohen airbegët (qeset e ajrit) me defekte.

Të mërkurën, nga BMW njoftuan se do të duhej të tërhiqen rreth 1.6 milion automjete të Series 3 që janë të shpërndara në gjithë botën, ndërsa janë prodhuar në periudhën 1999-2006.

Arsyeja, siç përmendëm, është për shkak të defektit të airbegëve në anën e pasagjerit.


Nga prodhuesi gjerman thonë se deri më tani nuk janë njoftuar për ndonjë rast që ky problem ka shkaktuar lëndimin e udhëtarëve, mirëpo duan ta eliminojnë këtë defekt për shkak të rrezikut për ndonjë aksident të rrezikshëm.

Shumica e automjeteve, mbi gjysmë milioni, do të tërhiqen nga tregu amerikan. /Telegrafi/