LAJMI I FUNDIT:

Kia publikon fotografitë e Sorento (Foto)

Kia publikon fotografitë e Sorento (Foto)

Korporata jugkoreane, Kia, ka publikuar fotografitë e para të veturës së re Sorento, e cila do të promovohet në panairin e sivjetmë të automjeteve në Paris.

sorento1

Ndryshimet më të mëdha në dizajn janë bërë në pjesën e përparme të automjetit, në të cilin vërehet një maskë më e bukur dhe drita të reja, ndërsa modifikime janë bëre edhe në linjat anësore, gjegjësisht në linjat e kulmit.


Aktualisht nuk janë publikuar fotografi nga brendia e automjetit, mirëpo Kia garanton një kabinë komode për klientët e vet me shumë karakteristika inovative.

sorento2

Po ashtu, nuk janë treguar të dhëna rreth motorizimit, por pritet që në ofertë të jetë motori katërcilindërsh me benzinë 2.4 l, si dhe motorët me naftë 2.0 l dhe 2.2 l CRDi turbo. Në tregje të caktuara do të ofrohet edhe motori 3.3 l V6. /Telegrafi/