LAJMI I FUNDIT:

Golf 9, më 2019! (Foto)

Golf 9, më 2019! (Foto)

Edhe pse gjenerata e ardhshme e Golf 9 vjen pas pesë vjetëve, Volkswagen ka filluar të zhvillojë teknologji të reja për këtë makinë.

Për shkak të ligjit të ri të BE-së rreth emetimit të dioksidkarbonit (CO2), i cili do të hyjë në fuqi në vitin 2020, duhet të përpiqen t’ju përshtaten rregullave të reja të modelit më shitur.

Për bazën e automobilit do të përdoret platforma MQB, pesha totale do të jetë më pak se 1100 kg, ndërsa nga teknologjia e re pritet të jenë edhe këto: “Flywheel System” që Volvo e ka zhvilluar në masë të madhe e që do të përdoret për rrotat e pasme. Sistemi gjithashtu ruan energjinë e tepërt, dhe mund të sigurojë një 40 KF shtesë.


“Coasting” – teknologjia pritet të përdoret nga një gamë e gjerë e Volkswagenëve gjatë disa viteve të ardhshme, që përfshin “ndezjen” e motorit gjatë ngadalësimit dhe rrugëve të tatëpjeta.

Mbushësit turbo elektrikë do të ndihmojnë gjeneratorët më të vegjël, ku përmes turbos do të nxjerr ajrin derisa motori ngadalësohet. Kjo do të përgatis turbon për përshpejtues maksimal sapo pedale të shtypet. /Telegrafi/

01 Golf 9