LAJMI I FUNDIT:

Vizioni i së ardhmes: Ferarri F80

Vizioni i së ardhmes: Ferarri F80

Dizajneri Adriano Rael, nuk mund të pres trashëgimtarin e të fuqishmit LaFerarri, ndaj vendosi që të paraqes vizionin e tij të ri të prodhuesit të super-veturave italiane.

Këtë makinë e pagëzoi me emrin F80, ndërsa e përshkroi si “F1 të rrugëve”, duke vënë në dukje se ishte frymëzuar nga projekti NGADA i automobilave luftarak të së ardhmes.

Poshtë makinës së projektuar nga ai mund të gjendet një motor bi-turbo V8 me 900 kuaj fuqi dhe sistemi Kers, i cili bën rigjenerimin e energjisë kinetike, që ia mundëson shoferit të ketë në dispozicion një shtesë prej 300 kuaj fuqive.


Kjo “bishë” e ëndrrave shpejtësinë prej 0-100/km mund ta arrijë në vetëm dy sekonda. Kurse, shpejtësinë maksimale do të mund arrinte deri 500 kilometra në orë.

F80 ka dy ulëse dhe peshon rreth 800 kg.

Rael me dizajnin e tij ka impresionuar shumë persona, madje ka gjetur edhe një blerës potencial, nëse modeli i tij bëhet i gjallë. Bëhet fjalë për Nick Mason, bateristin e rok bendit Pink Floyd, i cili është koleksionisti i Ferrarit. /Telegrafi/

01 Ferrari F80

02 Ferrari F80

03 Ferrari F80