LAJMI I FUNDIT:

Kështu mund të duket VW Jetta CC (Foto)

Kështu mund të duket VW Jetta CC (Foto)

Siç po shkojnë gjërat, shumë shpejt do të ketë MPV modele, të cilat gjermanët do t’i quajnë kupe. Në Kinë është prezantuar Lamando, që është versioni i atjeshëm i Jettas evropiane.

Volkswageni planifikon që këtë model ta prezantojë si rival të kupesë jashtëzakonisht të suksesshme – Mercedes CLA që është po ashtu një sedan.

Automjeti bazohet në platformën modulare, të cilën e ndan me gjeneratën e shtatë të Golfit, por edhe me Audi А3, Seat Leon dhe Skoda Octavia.


Nën kapakun e tij është i vendosur motor 1.4 l, gjegjësisht 2.0 l me benzinë që është i lidhur me një marsh me shtatë shpejtësi.

Modeli Lamando është interesant për ne vetëm për faktin se është një paralajmërim se si do të duket Jetta CC që pritet të dalë në Evropë. /Telegrafi/

jettacc3

jettacc2