LAJMI I FUNDIT:

BQE, kredi të buta për bankat

BQE, kredi të buta për bankat

Banka Qendrore Europiane (BQE), ofroi 82.6 miliardë euro, në formën e kredive të buta për bankat, si dhe ka publikuar detaje mbi sistemin e ri të rotacionit të Këshillit Drejtues, që ka rritur shpresat se banka qendrore mund të njoftojë programe të tjera të lehtësimit sasior.

Kjo kredi ishte një ndër tetë “Operacionet e rifinancimit afatgjatë”, që është një skemë e kredive të buta që synon nxitjen e kreditimit bankar për sektorin jo-financiar. Më herët gjatë ditës së Enjte, Banka Qendrore Europiane publikoi disa detaje për sistemin e ri të rotacionit të Këshillit Mbikëqyrës, që ka rritur spekulimet se ky institucion mund të fillojë një program tjetër të lehtësimit sasior në Majin e ardhshëm.

Banka qendrore paraqiti planet për të ndryshuar sistemin e saj të votimit, duke filluar nga viti 2015.


Ndryshimet do të thonë se Jens Weidmann, guvernator i Bundesbank, nuk do të marrë pjesë në takimet e Majit dhe Tetorit të vitit të ardhshëm. Tregjet e kanë pritur mirë këtë lajm, pasi Weidmann tradicionalisht ka qënë anëtari më kritik ndaj masave të stimujve agresivë./Telegrafi/