Rrugët e Zagrebit, Dubrovnikut, Beogradit, Shkupit, Tetovës, Prishtinës, Tiranës dhe Podgoricës do të përshkohen nga modeli i famshëm i veturës elektrike “Tesla Model S”, si pjesë e konvoit “Tesla”, prej 18-24 shtator 2014.
Me qëllim të promovimit të inovacionit, të ndërmarrësisë, si dhe përdorimit të veturave elektrike dhe hibride, prej 18-24 shtator rrugëve të Ballkanit do të kalojë modeli më i famshëm i veturave elektrike “Tesla Model S”, i cili nga Kroacia deri në Mal të Zi do të përshkojë 2,200 kilometra rrugë.
Ideja e konvoit “Tesla” lindi më 10 korrik 2014, gjatë festimit të ditëlindjes së shkencëtarit të njohur Nikola Tesla, në fshatin Smiljan afër Zarës (Kroaci), ku mbi pesëdhjetë ndërmarrës, investitorë dhe të apasionuar pas teknologjisë, vendosën për themelimin e “The World Tesla Innovative Network”, i cili do të shërbejë si akseleratorë global për kompanitë inovative nga regjioni i Ballkanit perëndimor.
Përveç prezantimit dhe promovimit të Tesla Model S, konvoi TESLA do të shpallë të hapur edhe garën “The Next Tesla Thing” dhe “Design Your Next Tesla Electrical Vehicle”, që synon t’i nxis bizneset inovative dhe individët që të konkurrojnë me idetë e tyre, duke ofruar investime prej 25 mijë – 600 mijë euro për projektet fituese.
Konvoi “Tesla” do të zbarkojë në Prishtinë, të hënën më 22 shtator në ora 10:30, në oborrin e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Gjatë kësaj ceremonie, në të cilën pritet të jetë prezent edhe i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, do të realizohet edhe mbushja me energji elektrike e “Tesla Model S”, i cili mund të përshkojë deri në 300 kilometra me një mbushje të vetme.
Konvoi “Tesla”, i përbërë edhe nga vetura të tjera elektrike dhe hibride, më pas do të qëndrojë në sheshin “Zahir Pajaziti” deri në ora 13:30, ku edhe do të prezantohet teknologjia me të cilën funksionojnë.
Konvoi “Tesla” organizohet nga EMKICE-Qendra për Fondet e BE-së dhe Inovacionit, ILUMINE – Qendra për Zhvillim të TIK, SEEUTechPark dhe Innovation Centre Kosovo (ICK). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjiganti gjerman, Bosch prezanton një javë pune katërditore, por edhe ul pagat
Mercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Gjiganti evropian i baterive shpalli falimentimin
Jaguar publikon pamje të konceptit të ardhshëm
Sa të vjetra i kemi gomat dhe sa shpejt guxojmë të vozisim me to
Modelet më të rralla të prodhuara nga marka të njohura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë