LAJMI I FUNDIT:

Arrin GOLF GTE, hibridi i parë me sistemin “plug-in”

Arrin GOLF GTE, hibridi i parë me sistemin “plug-in”

– Hibridi i parë me sistemin “plug-in”, i cili ka ADN-në e GOLF GTI

– GOLF GTE me 204 KF shkon deri në 50 km vetëm me ngasje elektrike

– GOLF GTE shpenzon vetëm 1.5 l/100 dhe 11.4 kWh/100 km në NEDC*


– GOLF GTE do të dalë në shitje së shpejti në Gjermani

10 faktet kryesore për GOLF GTE:

1. GOLF GTE mund të shkojë deri në 50 km vetëm me ngasje elektrike, ndërsa distanca maksimale që mund ta arrijë është 940 km.

2. Shpenzimet mesatare prej 1.5l/100km dhe 11.4 kWh/100km në NEDC*, janë të barabarta me emetimin e gazit CO2 prej 35 g/km.

3. Me versionin GTE, GOLF bëhet vetura e parë në botë që ofron të gjithë mënyrat relevante të sistemeve ngasëse.

4.  Modeli i ri GOLF GTE kombinon zero emetimin e gazrave dhe ngasjen në distanca në një veturë.

5. Turbo motori me injeksion të drejtpërdrejt (TSI) zhvillon 150 KF, ndërsa motori elektrik zhvillon 102 KF.

6. Sistemi hibrid “plug-in” ka një sistem të fuqisë prej 204 KF; ndërsa çifti rrotullues maksimal është 350 Nm.

7. GOLF GTE është modeli i tretë i serive GT, që vjen pas ikonës GOLF GTI dhe GTD, pra edhe kjo veturë e ka ADN-në sportive.

8. GOLF GTE ka shpejtësinë maksimale prej 222 km/h, teksa shpejtësinë deri në 100 km/h e arrin vetëm për 7.6 sekonda.

9. Pajisjet standarde të GTE-së përfshijnë fenerët LED dhe sistemin e radios “Composition Media” me ekran 6.5 inçësh.

10. GOLF GTE do të lansohet në tregjet botërore kah fundi i këtij viti.