LAJMI I FUNDIT:

Toyota me rival të Nissan Juke

Toyota me rival të Nissan Juke

Në panairin e automjeteve në Paris do t’u kushtohet vëmendje e veçantë edhe modeleve kompakte ‘crossover’ dhe ‘SUV’.

Toyota e ka bërë të qartë se në asnjë moment nuk do të qëndrojë duarkryq duke shikuar prej anash.

Kompania japoneze në kryeqytetin francez do ta prezantojë idenë se si do të duket konkurrenti i ardhshëm i Nissan Juke.


Pas emrit С-HR fshihet një automjet shumë interesant nga ana vizuale, i cili krahas hapit të ri të Toyotas ndaj këtij segmenti të ri, sugjeron edhe atë se si do të duket gjuha e ardhshme dizajnuese e prodhuesit.

Aktualisht nuk ka informacione rreth detajeve teknike, përveç faktit se do të përmbajë motor hibrid. /Telegrafi/