LAJMI I FUNDIT:

Makinat më “seksi” të Parisit – Audi TT dhe TTS Roadster

Makinat më “seksi” të Parisit – Audi TT dhe TTS Roadster

Një nga makinat më tërheqëse në mesin e qindra makinave të pranishme në “Paris auto show”, Audi TT dhe TTS Roadster. Nuk na çuditë fakti se këto modele po vijnë pasi që të dyja kanë versione të gjeneratave të mëhershme.

Kulmi është i butë, i prodhuar nga pëlhura. Pjesët metalike të tij përfshijnë aluminin dhe magnezin, andaj pesha e përgjithshme e kulmit është tre kilogramë më e lehtë se gjenerata e mëhershme. Audi thotë se kulmi i ri është edhe deri në gjashtë decibelë më i qetë se paraardhësi.

Madje, këtij versioni i është krijuar edhe një hapësirë në mënyrë që kur kulmi të hapet, të mos shkojë në bagazh që ta zë hapësirën, por të futet në hapësirën e vete. Sipas Audi-së, i duhen vetëm 10 sekonda që të hapet e të futet në “bagazhin” e vet kur makina është duke lëvizur me shpejtësi 50 km/h, transmeton Koha.net.


Me hapjen e kulmit, shoferët tjerë do të kenë mundësi që të shohin më mirë tabelën e instrumenteve të TT-së së re, e cila tani përmban një ekran 12.3-inçësh mu përball shoferit prapa timonit i cili mund të konstumizohet në tema të ndryshme, ndërsa posedon edhe një ekran të navigimit. Modeli më i fuqishëm, TTS, mund ta vë ekranin në atë sportiv, duke e bërë prekjen më të ndjeshme.

Përndryshe, modelet “roadster” janë identikë me ata me kulm të fortë TT. Modeli bazik i TT-së për tregun e Kanadasë do të jetë me motor 2.0L TFSI i cili prodhon 230 kf, ndërkaq i njëjti motor në modelin TTS do të prodhojë 310 kf.

Të gjitha modelet TT dhe TTS do të kenë opsionin e tërheqjes me të gjitha rrotat dhe ndërruesin e shpejtësive S-tronic.