LAJMI I FUNDIT:

Në Dubai, ndihma e parë jepet me këtë autoambulancë (Foto)

Në Dubai, ndihma e parë jepet me këtë autoambulancë (Foto)

Pas pajisjes së policisë me vetura tejet të shpejta e të shtrenjta dhe gjërave tjera të pazakonta që ofron Dubai, tani aty është krijuar edhe ‘supervetura’ tjetër që ofron ndihmën e parë në raste emergjente.

dubai1

Lotus Evora është vetura me të cilën njerëzit do të përballen kur të kenë nevojë për ndihmën e parë mjekësore, raporton Koha.net.


Edhe pse ka pamjen sportive, kjo veturë është mirë e pajisur për raste emergjente. Kjo ‘super-autoambulancë’ arrin shpejtësinë prej 260 kilometrave për orë.

dubai3

Në Dubai një autoambulancë mesatarisht ka bërë rreth tetë minuta për të shkuar te rastet që e kanë thirrur atë ndërsa me veturën e re, shpresohet reduktimi i kësaj kohe në katër minuta. /Telegrafi/

dubai2