LAJMI I FUNDIT:

Seritë e reja të BMW, X5 M dhe X6 M (Foto)

Seritë e reja të BMW, X5 M dhe X6 M (Foto)

Kompania BMW ka publikuar konceptet më të reja të SUV, X5 dhe X6, që pritet të debutojnë në Panairin e automjeteve në Los Angeles, i cili do të mbahet në muajin nëntor.

Motori i X5 M dhe X6 M do të jetë i ngjashëm me seritë M të BMW-së, që do të thotë se konceptet do të kenë motor 4.4 l V-8 me 567 kalëfuqi.

x3


Kjo ofron mundësinë që për vetëm pak sekonda të arrihet shpejtësia 100 kilometra në orë, njofton Koha.net.

Sistemi elektronik i veturave është standard. Ky sistem ofron sensorët që mundësojnë një vozitje më të lehtë dhe të kontrollueshme nga shoferi.

X5 M dhe X6 M do të dalin në shitje në fillim të vitit 2015, si modele të atij viti.

Çmimi i X5 M pritet të jetë 99.000 dollarë derisa X6 do të kushtojë 103.000 dollarë. /Telegrafi/

x1 x2