LAJMI I FUNDIT:

Lundronte në lumë, tërhiqej nga Ferrari (Video)

Lundronte në lumë, tërhiqej nga Ferrari (Video)

Pas postimit të videos ku shihet një djalosh që lundron në lumë, derisa tërhiqet nga vetura që kushton afro një milion dollar, policia ka hapur hetimet për këtë rast.

Sportisti Jorge Gill është në kërkim nga policia, sepse së bashku me një shofer të panjohur kanë kryer vepër të ndaluar me ligj.

Në këtë pjesë të Lincolnshiret, vetura shihet duke vozitur në shpejtësi të lartë, kurse djaloshi 19 vjeçar lundron në lumë, transmeton Telegrafi.


Vetura dyshohet të ketë kaluar shpejtësinë në 130 km/h, në një vend ku është e lejuar vozitja vetëm në 70 km/h.

Sipas agjencisë së lajmeve Rossparry, policia po kërkon që Gilli, që është dy herë kampion i Evropës në këtë sport, të paraqitet në polici dhe të tregoj për shoferin e veturës. /Telegrafi/