LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e Realit marrin Audi të rinj (Foto)

Lojtarët e Realit marrin Audi të rinj (Foto)

Real Madridi dhe kompania Audi vazhdojnë bashkëpunimin njëmbëdhjetëvjeçar, ndërsa futbollistët e Los Blancos kanë marrë veturat e tyre të reja, të cilat do t’i shfrytëzojnë gjatë viti të ardhshëm.

Ceremonia e dhënies së çelësave është mbajtur në kompleksin sportiv, Valdebebas, ndërsa yjet mbretërore, përfshirë edhe Cristiano Ronaldon, nuk e kanë fshehur gëzimin e tyre për veturat e reja, njofton Telegrafi.

Argëtimi është plotësuar me vozitje testuese të veturave, lojë me biçikletë dhe lojë me top.


Automjet të ri ka marrë edhe trajneri i Realit, Carlo Ancelotti. /Telegrafi/

audi1 audi2 audi3 audi4 bicikl top