LAJMI I FUNDIT:

Të rinjtë janë më të rrezikuar gjatë vozitjes së veturave të vjetra

Të rinjtë janë më të rrezikuar gjatë vozitjes së veturave të vjetra

Adoleshentët janë në rrezik më të madh se moshat mesatare gjatë vozitjes së veturave të vjetra dhe të vogla, thuhet sipas një studimi të ri.

Duke u bazuar në aksidentet fatale gjatë pesë viteve të fundit, hulumtuesit kanë gjetur se katër nga pesë adoleshentët e vdekur në aksidente trafiku ishin duke vozitur vetura më të vjetra se gjashtë vjet, transmeton koha.net. Gjysma e adoleshentëve të vdekur ishin duke vozitur vetura më të vjetra se 11 vjet, ndërsa një e treta e tyre vdiqën gjatë vozitjes së veturave të vogla.

82 për qind e adoleshentëve të vdekur në aksidente trafiku ishin me vetura më të vjetra se gjashtë vjet, ndërsa 48 për qind me modele më të vjetra se 11 vjet. Tek moshat mesatare 77 për qind ishin në modelet më të vjetra se gjashtë vjet dhe 46 në ato më të vjetra se 11 vjet.


“Shumë adoleshentë po vdesin në veturat që janë më pak të mbrojtura”, thotë Anne McCartt, studiuese në institutin për siguri në trafik.

Sipas studimit, adoleshentët nuk janë të matur dhe besojnë më shumë në vete në krahasim me shoferët me përvojë, duke bërë që ata të vozitin më shpejtë dhe të largojnë rripin e sigurisë.

“Si pasojë e mungesës së eksperiencës, ata nuk arrijnë të gjinden në raste emergjente”, ka thënë Keli Braitman, profesoreshë e psikologjisë, që mori pjesë në studim.

Një shufër prej 29 për qind e adoleshentëve të vdekur në aksidente rrugore kanë qenë duke vozitur vetura të vogla ose mini dhe 23 me vetura të mesme. Tek shoferët në moshën mesatare 16 për qind e të vdekurve ishin me vetura të vogla. Shoferët më të moshuar që vdiqën në këto pesë vjetët e fundit ishin më shumë me vetura më të mëdha. /Koha/