LAJMI I FUNDIT:

Japonezët u tregojnë rivalëve si ndërtohet një automjet sportiv (Foto)

Japonezët u tregojnë rivalëve si ndërtohet një automjet sportiv (Foto)

Automjeti i shumëpritur i Hondas, NSX, është prezantuar zyrtarisht në panairin e Detroitit. Me më shumë se 550 KF, premtimi për veturën hibride me përvojë të shkëlqyer vozitëse tashmë është plotësuar.

Koncepti NSX për herë të parë është prezantuar në vitin 2012, mirëpo asokohe u publikua vetëm dukja e jashtme, ndërsa specifikat teknike mbetën të fshehta.

Tash, pas tre vitesh, bëhet e ditur se është fjala për motor me benzinë V6 me dy turbo-mbushës, njofton Telegrafi. Tërheqja bëhet me rrotat e pasme, ndërsa marshi është me nëntë shkallë – transmision DCT.


Veç kësaj, Honda NSX ka edhe tre elektromotorë, njëri për tërheqje me rrotat e pasme, ndërsa dy të tjerët janë të vendosur në boshtin e përparmë. Me këtë kombinim, vetura ofron start të jashtëzakonshëm.

Sipas krerëve të Hondas, kjo veturë ka tejkaluar modelet sportive, si Porsche 911 Turbo, Ferrari 458 Italia dhe Audi R8 V10.

Vetura do të dalë në treg kah fundi i këtij viti, ndërsa çmimi fillestar pritet të jetë mbi 120 mijë euro. /Telegrafi/

hon1 hon2 hon3