Volkswagen zyrtarisht ka filluar të marrë porositë për Golf R-Line sportiv, e dërgesat e para të modelit që kushton 32 mijë euro, fillojnë në mars.
Specifikimi R-Line në ofertën e prodhuesit gjerman gjendet sipër modelit GT që përfshin navigacionin Discover, veshje sportive, mbrojtje PreCrash të udhëtarëve.
Klientët pos këtyre pajisjeve, nëse duan zgjedhje dizajnuese që ofron R-Line, duhet të japin edhe 1.320 euro më shumë.
Zgjedhjet stilistike përfshijnë R-Line, spojlerin e pasmë, pragjet boshtorë, gypat për lirimin e gazrave dhe grilat e ftohësit.
Në enterier janë pedalet nga çeliku i pandryshkur, ulëset e para Sport Race, koka e timonit me lëkurë dhe detajet tjera me distinktivë R-Line, shkruan koha.net.
Në ofertë janë dy motorë – me benzinë dhe me naftë. Me benzinë 1.4 l TSI me teknologji të cilindrave aktivë që mundësojnë çaktivizimin e dy nga katër cilindrat me qëllim ekonomizimi deri në 4.7 l/100km. Ky agregat prodhon 147 KF dhe është i lidhur me ndërruesin e shpejtësisë gjashtë shkallësh ose me shtatë shkallësh opsional DSG. Deri në 100 km/h arrin për 8.2 sekonda, me shpejtësinë maksimale 215 km/h.
Alternativa me naftë është motori 2.0 litërsh TDI me 147 KF me shpenzim 4.2 l/100km sipas shënimeve të fabrikës. Ndërruesi standard i shpejtësisë është gjashtë shkallësh me manual, ai opsional është ndërruesi DSG.
Çmimet sillen deri në 32.000 euro për variantin bazik me tri dyer dhe motori TS 1.4-litërsh, ndërsa më i shtrenjti është modeli me pesë dyer me agregatin 2.0-litërsh TDi që kushton 35.500 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi e shpëtuan punëtorët italianë Volkswagen-in?
Frena revolucionare të veturave - nuk ka më hidraulikë dhe vajra
Pse kaq pak njerëz po blejnë vetura elektrike?
Për çfarë shërbejnë linjat në xhamin e pasmë të veturës?
Një tjetër SUV premium, ky është Smart më i madh deri tani
Motori i ri rrotullues - zhvillon deri 400 kuaj/fuqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh