LAJMI I FUNDIT:

BMW M5, me motor që zhvillon 600 KF

BMW M5, me motor që zhvillon 600 KF

Modeli i fundit të BMW M5 është modifikuar nga kompania spanjolle Prior Design që posedon pajisje të plotë Widebody PD5XX për zgjerimin e shasisë.

Gjithashtu, ky model posedon edhe rrotat Vossen Wheels, ndërsa lista e përmirësimeve nuk përfundon këtu. Kompania gjithashtu ka siguruar edhe sistemin e shkarkimit slloven “Akrapovic”, si dhe sistemin ECU me harta të reja.

Fuqia e motorit është rritur dhe përshtatet shumë me pamjen e veturës. M5-shi standard mund të mburret me 560 KF, ndërsa kompania Prior Design ka rritur fuqinë e motorit në 600 KF.


Në modifikimin e këtij modeli nga Prior Design përfshihen edhe krahët e përparmë, mbrojtësit e rrotave të pasme më të zgjeruara, boshti kryesor i zgjeruar, mbrojtësi i përparmë i ridizajnuar dhe një spliter mjaft i madh, difuzer i pasmë me hapësirë për katër tubat e mëdha të shkarkimit të gazit dhe një spoiler të ri. /Koha/Telegrafi/