LAJMI I FUNDIT:

Koncept i Kia Trailster (Foto)

Koncept i Kia Trailster (Foto)

Kompania Kia Motors përmes një deklarate të shkurtër dhe publikimit të një fotografie në fund të muajit të kaluar, pati njoftuar se gjatë muajit shkurt do të prezantojë konceptin e ri elektrik të modelit Kia Trailster në panairin e veturave në Chicago.

Në ndërkohë është paraqitur një tjetër fotografi, në të cilën shihet emri i këtij koncepti – Trailster, transmeton Koha.net.

trail1


Koncepti është i bazuar në modelin Soul dhe përveç sistemit 4×4, ky koncept posedon një eksterier të jashtëzakonshëm.

Për eksterierin e këtij koncepti përgjegjës është studio Kia Designs me seli në Kaliforni.

Premiera e këtij koncepti është shumë afër, më 12 shkurt, ndërsa mbetet të presim për më shumë detaje dhe fotografi.