LAJMI I FUNDIT:

Funksioni i dritave inovative të BMW M4 (Foto/Video)

Funksioni i dritave inovative të BMW M4 (Foto/Video)

BMW kohë më parë ka prezantuar modelin M4 me konceptin “Iconic Lights”, përmes të cilit janë prezantuar dritat e reja ekskluzive laserike dhe OLED.

Deri më tani, dritat e reja ishin paraqitur vetëm përmes disa fotografive, ndërsa në videon e re të publikuar nga kompania gjermane, mund të shihet se çfarë bëjnë në të vërtetë ato.

dritabmw


Prezantimi i teknologjisë moderne të BMW-së ka ndodhur në panairin më madh të elektronikës ‘CES 2015’, në Las Vegas, njofton Telegrafi.

M4 “Iconic Lights” e ndriçojnë rrugën përpara automjetit deri në 600 metra (dritat e gjata) dhe njëkohësisht dritat përshtaten në mënyrë që të mos u pengojnë automjeteve që gjenden përpara.

Njëherësh, sistemi Dynamic Light Spot që gjendet i integruar në teknologjinë e re, me ndihmën e rrezeve infra të kuqe e skanon rrugën përpara automjetit dhe e njofton vozitësin nëse në largësi prej 100 metrash ndodhet ndonjë këmbësor apo kafshë. /Telegrafi/