LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohet Mercedes-AMG GT3

Paralajmërohet Mercedes-AMG GT3

Së pari të kujtojmë se kompania Mercedes në fillim të tetorit të vitit të kaluar në panairin e veturave në Paris zyrtarisht promovoi modelin e saj sportiv Mercedes-AMG GT në versionet me kapacitet prej 462 KF dhe 510 KF (ky i fundit posedon emrin AMG GT S).

Sigurisht, ky nuk është fundi, sepse më vonë do të shfaqet edhe versioni Roadster si dhe versioni Black Series me kapacitet rreth 580 KF.

Gjithashtu, planifikohet edhe një tjetër version, pra modeli AMG GT3, transmeton Koha.net. Kreu i AMG-së, Tobias Moers, në fakt, madje shumë kohë më parë ka konfirmuar për mediet se ky version tashmë është në zhvillim e sipër, ndërsa sot me dy fotografi dhe një deklaratë të shkurtër njoftoi se Mercedes-AMG GT3 premierën do ta mbajë në fillim të muajit të ardhshëm në panairin e veturave në Gjenevë.


Për momentin nuk ka detaje tjera më konkrete në lidhje me këtë veturë, por siç shihet në fotografi, kjo veturë posedon një shasi shumë të gjerë (Wide Body Kit), ventilatorë të ri për ajër dhe një spoiler të pasmë të madh.

Prandaj, detajet tjera pritet të vijnë në ditët në vijim dhe duhet theksuar se Mercedes-AMG GT3 do të konkurrojë në kampionatin “FIA GT3 2016”.