LAJMI I FUNDIT:

Renault prezanton produktin më të ri: KADJAR!

Renault prezanton produktin më të ri: KADJAR!

KADJAR është emri i prouktit më të ri te Renault. Sikurse edhe Captur, ky produkt do të prodhohet në Spanjë për tregun e Europës, ndërsa do të ofroj teknologjit më të avanucara në auto industri sot nëçdo pikpamje si të tërhqeqjës 4×4 ashtu edhe të sigurisë, ndricimit me komplet drita LED dhe motore të fuqishem e efikas të gjitha në një dizajn tërheqës.

Vlen të permendet që KADJAR ndërtohet në të njejtën platform sikurse Nissan Qashqai pasi që të dy i përkasin aleancës Renault-Nissan. Pritet të shihet e testohet nëse Kadjar vërtet do të mund të rivalizoj Qashqai-in kur dihet që kjo veturë mbetet SUV-i më i shitur në europe që nga gjenerata e parë, ndërsa gjenerata e fundit në vitin 2014 shiti reth 200,000 vetëm në Europe dhe ishte lider i segmentit.

Auto Mita si përfaqsues të Renault-se do të ofroj produktin Kadjar për tregun Kosovarë pasi që kjo veturë fillon shitjën në Evropë në muajin Shtatorë.


Renault_65892_global_en

– PËR “AUTO MITA”:

“Auto Mita” shpalosi për konsumatorin vendor cilësitë e vërteta  të “Renault”, prej marrjës së përfaqësisë në vitin 2012. Me infrastrukturën më moderne në Kosovë, staf të trajnuar dhe të specializuar, çmime shumë të arsyeshme, “Auto Mita” i shërben konsumatorët kosovarë në shitje dhe servisim te veturave “Renault” dhe “Dacia”, në përputhje me standardet më të larta evropiane.

– PËR “RENAULT”:

Renault” ofron vetura dhe automjete komerciale të lehta në tregun e Kosovës, me kualitetin më të lart edhe çmime shumë të arsyeshme krahasuar me kualitetin. Këtë e dëshmon edhe fakti se “Renault” është lider evropian që nga 1998 (16 vite) për shitjen e automjeteve komerciale të lehta (kombi dhe pickup).