LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Ujmanit rifillojnë grevën javën e ardhshme

Punëtorët e Ujmanit rifillojnë grevën javën e ardhshme

Punëtorët e hidrocentralit të Ujmanit kanë paralajmëruar se në fillim të javës së ardhshme, do ta vazhdojnë grevën e pezulluar të premten e javës së kaluar.

Përfaqësues të grevistëve kanë konfirmuar për Veriu.info se nga hëna do të vazhdojnë greva, pasi që thonë se kërkesat e tyre nuk janë përmbushur e për të cilat ishte premtuar se do të gjendej zgjidhje, si kusht për të cilin u pezullua greva.

“Ne që nga e hëna do ta rifillojnë grevën e pezulluar në fund të javës së kaluar, me çka do të ndërpritet prodhimi i energjisë elektrike në hidrocentral. Arsyet ju veç i dini, që ato kanë të bëjnë me keqmenaxhim nga menaxhmenti i Ibër Lepencit, për të cilin ne kemi kërkuar të shkarkohet, sepse asnjëherë nuk i kanë marrë parasysh kërkesat e tona”, thotë njëri nga përfaqësuesit e grevistëve për Veriu.info.


Ndryshe, punëtorët e këtij hidrocentrali që operon në Zubin Potok, kishin kërkuar para dy javësh shkarkimin e anëtarëve të mbetur të Bordit të Ibër Lepencit nga Qeveria e Kosovës, me ç’rast kërkesat e tyre i kishin dorëzuar me shkrim në Zyrën e Kryeministrit dhe në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. /Telegrafi/