LAJMI I FUNDIT:

Specifikat e Porsche 911 GT3 RS (Foto)

Specifikat e Porsche 911 GT3 RS (Foto)

Një dokument i zbuluar ka shpalosur specifikat e modelit të ri Porsche 911 GT3 RS, pak para debutimit zyrtar në ‘Geneva Motor Show’, që nis në muajin mars.

Dokumenti ka treguar se Porsche 911 GT3 RS i ri do të ketë motor 4.0 litër me gjashtë cilindra, transmeton koha.net.

Modeli i ri i Porsches do të ketë 500 KF. Ai vjen me transmision prej shtatë shpejtësish dhe me rrotë me madhësi 20 inç. GT3 RS do të jetë 36 milimetra më i gjerë se modeli i kaluar.


Sipas dokumentit, modeli i ri do të jetë më i lehtë, dhe nuk do të ketë ndryshime të mëdha në dizajn. /Telegrafi/

porsh1 porsh2