LAJMI I FUNDIT:

Land Roveri me SUV të ri? Vjen reagimi i Mercedesit (Video)

Land Roveri me SUV të ri? Vjen reagimi i Mercedesit (Video)

Mund të jetë model i vjetër, por Mercedes-Benz G-Class nuk ka shfaqur shenja të “plakjes”, pasi ka prezantuar konceptin e ri në panairin e veturave që po mbahet në Gjenevë.

Koncepti i ri G500 4×4² shfaq natyrën e Mercedesit G-Class për rrugët malore, ndërsa është bërë e ditur se nuk mund të parkohet nëpër garazhet normale shkaku i gjerësisë dhe gjatësisë së tij.

Gjithashtu në G-Classin e ri do të jetë edhe motori i ri. Fuqia në G500 4×4² vjen nga motori me turbo të dyfishtë 4.0 litra dhe V-8 të zhvilluar nga Mercedes-AMG, raporton koha.net.


Koncepti i ri do të ketë 422 KF, por e veçanta e këtij SUV-i është respektimi i standardeve për emetimin e dyoksidit të karbonit, gjë që nuk mund të thuhet edhe për rivalin Land Rover Defender që është duke u kritikuar për mosrespektimin e këtyre standardeve.

Brenda kabinës së konceptit G500 4×4², dizajnuesit kanë kombinuar sportivitetin me luksin. Ulëset janë të mbështjella me lëkurë dhe me mikrofibra.

Vendimi për prodhimin e njësive të reja të këtij koncepti do të varet nga suksesi që do të ketë në Gjenevë. Sidoqoftë, ky model është testuar muaj më parë dhe është gati për shitje ndërsa çmimi i tij ende nuk është bërë i ditur. /Telegrafi/