LAJMI I FUNDIT:

Dubai, “mbretëri” edhe për nga numri i veturave: Ja sa vetura qarkullojnë aty!

Dubai, “mbretëri” edhe për nga numri i veturave: Ja sa vetura qarkullojnë aty!

Numri i veturave në Dubai është dyfishuar në tetë vitet e fundit duke u bërë vendi me më shumë vetura për person se sa New Yorku e Londra.

Sipas të dhënave të autoriteteve të Rrugëve dhe Transportit, qyteti aktiv ka një numër prej rreth 1,4 milion veturash për një popullsi prej 2,4 milionë banorëve, ekuivalente me 540 vetura për çdo njëmijë banorë.

Kjo është shifër më e madhe, krahasuar edhe me qytetet si New Yorku që ka një numër prej 305 veturave për njëmijë banorë, si dhe Londrën që ka 213 vetura për njëmijë banorë.


Numri i veturave të regjistruara është rritur nga 740 mijë, sa ishte në vitin 2006, një rritje mesatare prej 8,2 për qind, çdo vit.

Nëse vazhdon një trend i tillë, numri i veturave të regjistruara mund të arrijë në 2,2 milionë në vitin 2020, vit ky kur pritet që në Dubai të mbahet panairi botëror i tregtisë, që mbahet çdo pesë vite, Expo.

Dubai ka investuar shumë në infrastrukturën e transportit publik gjatë viteve të fundit, duke hapur edhe një rrjet të një metroje hekurudhore në vitin 2009 dhe ka përfunduar fazën e parë të një rrjeti të tramvajeve, vitin e kaluar.

Por, megjithatë, veturat mbesin “mbreti” i rrugëve, dhe pavarësisht projekteve të zgjerimit të rrugëve, bllokimet e trafikut janë të shpeshta. /Telegrafi/