LAJMI I FUNDIT:

‘Pick-up’ i ri nga Mercedesi

‘Pick-up’ i ri nga Mercedesi

Edhe pse ende është në fushën e “fantazisë”, sigurisht se versioni Mercedes CLA AMG Line Pick-up do të jetë shumë interesant, veçanërisht në Amerikë dhe Australi.

Kompania Mercedes-Benz dhe filialet e saj AMG dhe Maybach, tani në ofertën e tyre kanë me të vërtetë më shumë modele se kurrë më parë, me një tendencë të qartë për rritjen dhe zgjerimin e tregut, në mënyrë që të plotësojë më shumë kërkesat e konsumatorëve.

Përveç modele sportive, në ofertë janë edhe modelet e konvertueshme, limuzina të biznesit, duke përfshirë veturat familjare…por tani për tani në ofertën e tyre ende nuk e është i ashtuquajturi model “utilitar-sportiv”.


Me “utilitar” kësaj radhe mendohet për versionin më ekstrem, të cilat mund t’i hasim në rrugët e Amerikës apo Australisë, transmeton Koha.net.

Kryesisht mendohet për një model “muskuloz” Pick-up, të cilin blerësit nga Amerika dhe Australia do ta pranonin me padurim, si, për shembull, këtë “vizion artistik” CLA 250 4MATIC AMG Line Pick-up, i cili është krijuar si “riparim” i modelit Shooting Brake.