LAJMI I FUNDIT:

Audi SQ7 me motor me naftë ‘e-turbo V8’

Audi SQ7 me motor me naftë ‘e-turbo V8’

Brezin e parë të modelit i SQ7 Audi e ka prezantuar sivjet në Panairin e Automobilave në Detroit.

Vetura është punuar në platformën MLB dhe në raport me pararendësin vet është më i lehtë për 325 kilogramë e më ekonomik është për 26 për qind.

Tani kanë ardhur edhe disa detaje të tjera për versionet e tij të reja, transmeton koha.net.


Kështu, shefi i zhvillimit teknik i Audi, Dr. Ulrich Hackenberg ka pohuar se SQ7 i ardhshëm premierën do ta ketë në vitin që vjen dhe se do të lëvizë përmes motorit me naftë e-turbo V8.

Hackenberg nuk ka dashur të zbulojë detaje të tjera, por, sipas paralajmërimeve të mëhershme, motori do të ketë më shumës 400 kuaj fuqi dhe kjo do të mjaftojë që SQ7 shpejtësinë deri 100 km/h ta arrijë për 5.5 sekonda.