LAJMI I FUNDIT:

Derisa po shkruante mesazh, e përplasi çiklistin dhe e hodhi disa metra larg (Video)

Derisa po shkruante mesazh, e përplasi çiklistin dhe e hodhi disa metra larg (Video)

Rruga ishte mjaft e gjerë, por shoferi nuk e kishte aspak mendjen te vozitja.

Megjithëse ishte pranë timonit, ai vazhdonte të shkruante mesazh në telefon. Kësaj ia pau sherrin një çiklist.

Përplasja bëri që ai të hidhet në xhamin e veturës dhe ta thyej atë, e më pas të rrotullohet dhe të bie me fytyrë në tokë, transmeton Telegrafi.


Mësohet se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/