LAJMI I FUNDIT:

Teknologjia e re te Golfi (Foto)

Teknologjia e re te Golfi (Foto)

Volkswageni ka konfirmuar se Golfi i ri do të vijë me teknologjinë më të re, përfshirë kontrollimin përmes gjesteve.

Heinz-Jakob Neuser, zyrtar në kompaninë e njohur gjermane, ka thënë se modeli i rifreskuar do të arrijë në fund të vitit 2016 si vetura e parë e në sektorin e vet që ka sistemin e kontrollimit përmes gjesteve.

Teknologjia do të jetë identike me atë në konceptin Golf R Touch që u shpalos në ‘Consumer Electronics Show 2015’ në janar, transmeton koha.net.


“Interieri vjen me teknologjinë e re të VW, me aplikacione të telefonave të mençur të dedikuara për automobila”.

“Kontrollimi përmes gjesteve do të bëhet realitet në Golf në fund të vitit të ardhshëm”, ka thënë Neuser për AutoExpress.

Sipas informacioneve të publikuara deri tani, sistemi i ri do të ketë tri ekrane dhe pesë sensorë.

gol1