LAJMI I FUNDIT:

Renault Kwid, motor 0.8 l me vetëm 57 KF

Renault Kwid, motor 0.8 l me vetëm 57 KF

Kanë nisur raportimet në lidhje me specifikat e motorit të modelit të ri të Renault Kwid.

Kompania franceze shpalosi modelin e ri javën e kaluar dhe njoftoi se automobili do të jetë me tre cilindra dhe me motor 0.8-litër benzinë, duke mos treguar fuqinë e motorit.

Sipas një njoftimi të ri nga Team-BHP, vetura do të ketë vetëm 57 kuajfuqi, transmeton koha.net.


Vetura do të ketë pesë shpejtësi, por besohet se do të vijnë edhe modele me ndërrues shpejtësish automatik.

Përpos modelit me benzinë, pritet të krijohen edhe automjetet me naftë, por këto do të vijnë gjatë vitit të ardhshëm.