LAJMI I FUNDIT:

Automjetet e mëdha për shfrytëzim gjatë verës (Foto)

Automjetet e mëdha për shfrytëzim gjatë verës (Foto)

Disa prej automjeteve të reja të teknologjisë së lartë kanë shumë befasi. Pjesa e tendës së makinës që hapet vetë, sistemet paralajmëruese dhe prekje ekrani, të sofistikuara, janë vetëm fillimi.

‘Airstream Interstate Grand Tour’

Po, Airstream është i njohur tek trajlerat. Kjo makinë e Mercedes-Benz përdor më të mirat e teknologjisë së motorit të Mercedes, si për shembull, në rast se gomat i rrëshqasin, motori bën më shumë xhiro, paralajmërime për devijim nga korsia apo nga sensorët e parkimit. Tenda hapet e mbyllet me një buton dhe ka një kamera që shikon pas.


a

‘Winnebago Trevato 59K’

Ka një çmim të lartë, për shkak të teknologjisë së udhëtimit, dhe së fundi është krahasuar dhe me modelin e autobusëve, por edhe ajo ka një tendë me mbyllje elektronike. Winnebago ka shtuar drita LED, brenda dhe jashtë, madje edhe në tendë, për të siguruar ndriçim, transmeton koha.net. Ekrani i ri me prekje, prej 5 inç, tregon dhe pamjet e kamerës të vendosur pas makinës. Ka një sistem zanor të jashtëm, madje edhe dysheku përshtatet sipas trupit tuaj kur të flini.

winebago

‘2016 American Eagle’

Veçoritë kryesore të shitjes së këtij automjeti, krahas televizorit Samsung, konsiderohen iPad-i për pasagjerët dhe pulti digjital me prekje ekrani. Mund të shikoni në kohë reale parashikimin e motit, të gjeni drejtime të ndryshme udhëtimi apo të sinkronizoni telefonin për muzikë.

eagle

‘Lance Ultra Light Travel Trailer Model 1985’

Kjo është një rimorkio shumë e mirë për udhëtime me stilin hi-tech. Lance ka shtuar ndriçim LED brenda dhe jashtë, që të ndihmon të kursesh energji. Fiksueset e tendës janë të gjitha elektronike, dhe ka pult komod për hapjen dhe mbylljen. Nëse do të bëni kamping në një park me erë dhe përdor tendën, ajo automatikisht do të mbyllet nëse paralajmërohen ose vijnë erëra të forta. Në çati ka një panel diellor 160 vat për të gjitha llojet e udhëtimeve.

lance

‘2016 Alante Class A Motorhome’

Ka një çmim të arsyeshëm, krahasuar me shumë modele të tjera luksoze. Ka ndriçim LED, për të shpenzuar më pak energji, ka tendë elektrike, kamera që shikon anash dhe prapa për një parkim të lehtë, dhe një radio me prekje ekrani. Kompania ju jep mundësinë të zgjidhni ngjyrën, përfshirë dhe dekoret e “Midnight Mystery” dhe “Canyon Sunset”.

alante