LAJMI I FUNDIT:

Makina “merimangë”, për terrene ekstreme (Video)

Makina “merimangë”, për terrene ekstreme (Video)

Kjo makinë e prodhuar në Francë, mund të kalojë edhe në terrenet më të thepisura malore.

Swincar ka katër rrotë, të cilat punojnë të pavarura, sepse secila e ka nga një motor.

Varësisht nga terreni, këto rrotë mund të zgjaten dhe të grihen, në mënyrë që të mbahet balanca, transmeton Telegrafi.


Gjatë marrjes së kthesës, rrotat dhe trupi i makinës punojnë njëjtë, sikurse një motoçikletë.

Kur vozitet në terren të rrafshët, rrotat rrinë së bashku, si të veturës së zakonshme.

Të gjitha këto i ndihmojnë Swincarit të depërtojë edhe nëpër vendet ku asnjë makinë tjetër nuk ka mundur më parë. /Telegrafi/