LAJMI I FUNDIT:

BMW me aplikacionin që tregon kohën kur ndizen dhe fiken dritat në semafor (Video)

BMW me aplikacionin që tregon kohën kur ndizen dhe fiken dritat në semafor (Video)

Shumë shoferëve ju ka ndodhur të rrisin shpejtësinë, megjithëse drita është ende e kuqe, apo të ndalojnë me shpejtësi kur dritat e trafikut papritmas ndryshojnë.

Këto do të jenë gjëra të së kaluarës, së paku për shoferët që kanë veturë BMW.

Kompania gjermane e veturave, e ka krijuar një aplikacion që tregon se kur do të ndizet drita e caktuar në trafik, transmeton Telegrafi.


Aplikacioni EnLighten lidhet me sistemin e semaforëve në qytet dhe përmes sistemit GPS tregon me saktësi për dritën që do të ndizet.

Në ekran do të tregohet dhe për sekondat që kalojnë, deri në momentin e ndryshimit të dritave. /Telegrafi/