LAJMI I FUNDIT:

Edicion i shtatë i Steel Wings MC Kosova, zhvillohet nesër në Gjakovë

Edicion i shtatë i Steel Wings MC Kosova, zhvillohet nesër në Gjakovë

Qyteti i Gjakovës për dy ditë me radhë do të jetë nikoqir i më shumë se 200 motoçiklistëve që vijnë nga Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria dhe vende të tjera të Ballkanit.

Pritja e tyre do të bëhet prej orës 13:00, në qendër të qytetit. Prej orës 19, nën përcjelljen e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, do të fillojë parada e motoçikletave nëpër qytet.

Kësaj parade, pritet t’i bashkëngjiten më se 300 vendas, të cilët do të bëjnë një xhiro me motoçikleta.


Dita e parë përfundon me aftër-parti, teksa në ditën e diel është paraparë një shëtitje nëpër vende historike dhe të veçanta në Gjakovë.